Unterkunft
Schlafzimmer
Badezimmer
Über dieses Inserat
VILË 2-KATËSHE PËR QIRA – CURRILA, DURRËS
Jepet me qira vilë 2-katëshe, e pozicionuar në një zonë të qetë në Currila, me akses të lehtë në qendër të qytetit dhe të gjitha faciliteteve tjera të nevojshme . Shtëpia ka një distancë rreth 600 metra nga deti.
Vila është e organizuar si vijon:
- Kati i parë: apartament 2+1, me dhoma të bollshme gjumi dhe 1 tualet.
- Kati i dytë: dy apartamente 1+1, secili me tualet të veçantë.
Prona jepet totalisht e mobiluar, me arredim komod dhe funksional, gati për banim të menjëhershëm. Kjo strukturë ofron mundësi fleksibile qiradhënie, duke i përshtatur nevojave të ndryshme të banorëve. Shtëpia mund të jepet e gjitha me qera ose secili apartament më vete.
Kombinimi i lokacionit të favorshëm, afërsisë me detin dhe arredimit të kompletuar e bën këtë vilë një zgjedhje ideale për banim.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni.